GREQI

 

Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1553 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 8 qytetarë, duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 12.898 persona.

Po ashtu, në njoftim thuhet se 134 persona ndodhen të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv. Më e prekur është rajoni i Atikës, ndjekur nga Pireu.

Harta e plotë e shpërndarjes:

60 nga Atika Lindore (94 dje).

78 nga sektori verior i Athinës (dje 131).

20 nga Atika Perëndimore (18 dje).

71 nga Sektori Perëndimor i Athinës (141 dje).

119 nga Sektori Qendror i Athinës (279 dje).

65 nga Sektori Jugor i Athinës (146 dje).

68 nga Pireu (151 dje).

10 nga Ishujt Saronic Gulf (dje 25).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb