Ministria e Shëndetësisë në Greqi raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19.154 persona të infektuar me virus.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 93 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 2,129,153 (ndryshim ditor + 0,9%), nga të cilët 49,7% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 396 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2236 janë të lidhura me persona të infektuar.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 93, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 24 507 vdekje.

95.1% kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe shumica prej tyre ishin mbi 70 vjeç

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb