Holanda do t’i nënshtrohet kufizimit të pjesshëm nga e mërkura, që përfshin veçanërisht mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, në një përpjekje për të frenuar valën e fortë të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kryeministri Mark Rutte.

“Ne po hyjmë në një kufizim të pjesshëm”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në televizion.

“Kjo do të na dëmtojë, por është zgjidhja e vetme. Duhet të tregohemi më të rreptë”, shtoi ai.

Pas muajsh refuzimi për të mbajtur një maskë, Rutte më në fund vendosi ta bënte të detyrueshme atë në të gjitha hapësirat e mbyllura, për personat mbi 13 vjeç.

Gjithashtu, kryeministri sqaroi se do të ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00, me synimin për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore, që kanë çuar në një rritje të rasteve të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb