Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar pozitiv me virusin 12.074 qytetarë nga 294.411 testime të kryera.

Pra ka një rritje nga një ditë më parë, ku vendi raportoi 10.386 të infektuar. Fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 369 qytetarë, ndërsa 16.519 të tjerë janë shpallur të shëruar.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar më shumë infektime, plot 1.764 persona, e ndjekur nga Campania me 1.575 raste. Ndërsa të gjitha rajonet e tjera të vendit kanë regjistruar më pak se 1 mijë infektime.

Që prej fillimit të pandemisë janë infektuar me COVID-19 2.268.253 persona dhe janë shpallur të vdekur 94.540 të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: