Këshilli bashkiak në Gjiokastër zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme e cila u zhvillua on line.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme u vendos edhe rishpërndarja e fondeve të bashkisë në funksion të ndihmave për familjet në nevojë gjatë fazës së karantinimit.

Vendimet:

  1. P/ Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin 01-31.03.2020.
  2. P/ Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin 01-31.03.2020.
  3. P/Vendim për rishpërndarjen e fondeve buxhetore në funksion të ofrimit të ndihmës për situatën e Fatkeqësisë Natyrore.
  4. P/ Vendim për një ndryshim në VKB Nr.154, datë 26.12.2019 “ Për miratimin e numrit maksimal të punonjësve dhe nivelin e pagave në Bashkinë Gjirokastër”.
  5. P/ Vendim për miratimin e kryesive dhe të kryetarëve të fshatrave në Bashkinë Gjirokastër.
  6. P/ Vendim për miratimin e pranimit të dorëheqjes së anëtarit të Këshillit të Bashkisë Gjirokastër, Zotit Anesti Bashari.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb