Portugalia luan këtë të martë, takimin hapës me Hungarinë, në kuadër të “Euro 20”. Një ditë para sfidës, Cristiano Ronaldo dhe trajneri Frenando Santos, dolën në një konferencë për mediat, ku treguan objektivin ndaj hungarezëve, por edhe duke shpalosur vizionin e tyre për këtë kampionat.

Teksa po zinin vendet për t’u ulur, një veprim i Ronaldos tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, por jo vetëm. Ylli portugez, sapo u ul në tryezën e deklaratës, largoi prej aty dy shishe me Coca Cola. Lojtari i Juvetusi it ha gazetarëve se ata nuk duhet të pinë pije të gazuara, por vetëm ujë.

Edhe në të kaluarën kemi parë gjëra të përafërta, me Cristiano Ronaldo Junior që ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lejon të konsumojë pije të gazuara.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb