Fitues i “Topit të Artë” tre herë radhazi, ka postuar makinën me të cilën shkoi dje në stërvitjen e mëngjesit të Real Madridit, në përgatitje për ndeshjen e së shtunës me Athletic Bilbao. Ajo është një xhevahir me katër rrota, një Rolls-­Royce Phantom, e cila pasuron më tej prestigjin e garazhit të tij personal.

Cristiano Ronaldo ka treguar shumë interes gjatë viteve për supermakinat, duke shpenzuar më shumë se 5 milionë euro që kur ai filloi karrierën e tij të lavdishme si një profesionist futbolli. Lista është e gjatë: Lamborghini, Audi, Porsche, Maserati, Aston Martin, Bentley, Ferrari sigurisht, etj. Ronaldo ka bërë edhe një selfie me Rolls-­Royce Phantom­in e tij.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb