Pavarësisht ulje-ngritjeve me të cilat përballen, kriptovalutat ende përfaqësojnë një skenar të rëndësishëm investimi në nivel global.

Japonia ka njoftuar së fundmi se ajo synon të prezantojë monedhën e saj dixhitale deri në vitin 2022.

Plani është të krijojë një kriptomonedhë me bazë jenin dhe të mbështetur nga një konsorcium prej rreth 70 kompanish japoneze, përfshirë tri bankat kryesore të vendit.

Vetëm pak ditë më parë, El Salvadori njoftoi synimin e tij për të ndërtuar një qytet të vërtetë Bitcoin, një lloj parajsë tatimore pa taksa.

Konfirmimi i nismës japoneze erdhi gjatë një takimi midis Mitsubishi UFJ Financial Group, Mizuho Financial Group dhe Sumitomo Mitsui Financial Group, që deklaruan synimin e tyre për të krijuar një infrastrukturë të përbashkët për konsolidimin e pagesave dixhitale dhe një monedhë alternative, e ashtuquajtur “CryptoYen”.

Marrëveshja parashikon pjesëmarrjen e Kompanisë Hekurudhore të Japonisë Lindore dhe Kompanisë Kansai Electric Power.

Në vitin 2020, paratë e gatshme vlenin rreth 70 për qind të tregtimeve në Japoni.

Një përqindje e lartë, për të cilën qeveria e Tokios ka vendosur të veprojë me projekte të ndryshme, që synojnë përdorimin më të madh të kartave të kreditit dhe blerjeve online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: