SHBA

Modelja Irina Shayk duket se ka hedhur poshtë çdo thashetheme për një ribashkim të mundshëm mes saj dhe Bradley Cooper.

Bukuroshja ruse u fotografua në fundjavë bashkë me aktorin, Leonardo DiCaprio në “Coachella”

Aktori dhe Shayk morën pjesë në një party të shtunën në mbrëmje dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit; megjithatë, e pranishme me grupin ishte edhe modelja Stella Maxwell, e cila është një mike e ngushtë e Di Caprios.

Shayk për herë të fundit ka qenë në lidhje me Cooper, me të cilin ka vajzën 6-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por mediat raportuan në nëntor 2022 se dyshja “po përpiqeshin të kishin një fëmijë të dytë pasi shkuan në një udhëtim familjar së bashku”. Megjithatë, bebi nr. 2 nuk erdhi, megjithëse ata mbeten miq dhe të përkushtuar ndaj vajzës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb