Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani i ka kushtuar disa fjalë të ndjera shkrimtares dhe autoren e këngëve Zhuliana Jorganxhi.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Çumani thekson se në çdo notë dhe vija pentagrami është Jorganxhi. Po ashtu ai çmon talentin e saj të vyer.

MESAZHI I ÇUMANIT
NË ÇDO NOTË E VIJA PENTAGRAMI ËSHTË AJO…
Në çdo notë e vija pentagrami, është Ajo.
Tek çdo kompozitor që kaloi me aq shumë emocione netë të tëra pagjumë për të sjellë gëzueshëm këngën tek publiku, është Ajo.
Në çdo fjalë të këngëzuar, është Ajo.
Në çdo melodi, dalë aq bukur nga fuqia dhe thellësia e shpirtit e çdo artisti dhe interpreti nëpër skena festivalesh, është Ajo – MJESHTRE E FJALËS
ZHULIANA JORGANXHI.

Kënga dhe Zhuliana, Zhuliana dhe Kënga, mbeten një binom, është dhe mbetet mot e jetë sinonimi dhe motivi më kuptimplotë, më domethënës i jetës së çdo njerit prej nesh.
Kënga e krijuar prej mushtit nga talenti e saj i rrallë, janë dhimbja dhe gëzimi i jetës të secilit prej nesh, që na mbush zemrat plot hare, përmallim, që na ngazellen, na frymëzon në çdo kohë e në çdo çast….
Kënga moderne shqiptare tashmë ka brendin e saj, ajo është e markuar me emrin: Zhuliana Jorganxhi.
Edhe 100 vite plot Bekime e shtrejnta Mikja ime e vyer, Mikja e çdo vatre shqiptarie ku flitet dhe këndohet SHQIP….!
Çdo çast i jetës tënde pastë kumtin dhe rrugëtimin e dekadave dhe shekujve që vijnë….
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb