Veliaj, Shalsi, Ahmetaj, Tahiri, Klosi, Gaçe vrapuan dje në fushë për 90 minuta në kërkim të golave ndaj ekipit të diplomatëve. Ministrat shqiptarë të PS (nga LSI, mori pjese vetëm Haxhinasto) luajtën një ndeshje futbolli në stadiumin “Selman Stërmasi” me përfaqësues të ambasadave.

Në sy ra shëndeti i tepërt i ministrave, që sic e shihni dhe në foto, duket që kanë vënë bark. Nuk bën përjashtim nga grupi i çunave me bark as Erjon Veliaj, kryebashkiaku, që iu bashkua skuadrës së Kombëtares së Qeverisë në këtë ndeshje futbolli ndaj diplomatëve të huaj.

Për t’u marrë shembull janë Ervin Bushati dhe Edmond Haxhinasto (marre shkas dhe nga mosha, qe ka 2 dekada mbi supe me shume se ministrat e PS), të cilet dallonin për elegancën e tyre, krahasuar me kolegët e tjerë. Pas nuk mbetet dhe Besnik Bare.

Ndeshja nuk pati fitues, përfundoi 3 me 3. Tahiri bëri golin e parë, ndërsa deputeti Eduard Shalsi shënoi dy të tjerët. Sakaq, kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm as si spektator, por skuadrës iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, nga diplomatët u vu re prezenca e Romana Vlahutin, por ra në sy mungesa ambasadorit amerikan, Donald Lu.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb