SERBIA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic i ka bërë të qarta synimet e Serbisë për rinisjen e dialogut.

Ivica Daçiç i vendos ‘kusht’ Kosovës, se nëse ajo futet në dialog për vetëm për t’u njohur nga Serbia, atëhere kjo e fundit do të zgjedhë mos bëhet asgjë.

Daçiç kështu duket se i përgjigjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha dje se Kosova futet në dialog me një qëllim, për t’u njohur nga Kosovës.

Por Daçiç duket se nuk i frikësohet kësaj deklarate, pasi bën të qartë se mes njohjes dhe asgjëse, Serbia do zgjedhë asgjënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb