SERBI-Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka vlerësuar se ftesa e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç që për përmbajtjen e Kapitullit 35 për Kosovën të pyetet çfarë mendon Kisha Ortodokse Serbe, është plotësisht e papranueshme.
Duke komentuar qëndrimet e presidentit serb për hapjen e kapitujve të parë negociues me BE-në, Daçiç ka thënë se ato negociata i udhëheq kryeministri Aleksandar Vuçiç dhe se ai shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës dhe të gjithë faktorët tjerë të shoqërisë, transmeton Indeksonline.

“Kryeministri i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe me të gjithë faktorët tjerë të shoqërisë, kështu që mendoj se ftesa që të pyetet Kisha për punë shtetërore është e panevojshme”, ka thënë ai.

Presidenti serb të dielën ka thënë se menjëherë pas hapjes së kapitullit për Kosovën duhet të deklarohet Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: