Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë.

Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra.

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb