Danimarka nuk arriti qëllimin e saj “të aplikojë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 deri më 1 tetor tek 90 për qind të popullatës së saj mbi moshën 12-vjeç”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me 4.366.235 persona që morën dozën e dytë të vaksinës shkalla e vaksinimit arriti në 84.9 për qind.

Teksa shkalla e atyre që morën dozën e dytë të vaksinës u regjistrua si 84.9 për qind, norma e atyre që morën dozën e parë të vaksinës është 86.6 për qind e cila mbeti nën objektiv.

Vaksina kundër COVID-19 u dha falas në Danimarkë dhe më 10 shtator të gjitha masat ndaj COVID-19 u hoqën për shkak të niveleve të larta të fushatës së vaksinimit.

Danimarka me një popullsi prej rreth 5.8 milionë banorë regjistroi 358.369 raste me COVID-19 dhe 2.654. viktima nga ky virus.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb