Ditëlindja e 46-të e David Beckham u festua në mënyrë tipike ekstravagante gjatë ditës së sotme (e diel).

Gruaja e tij, Victoria përmes rrjete sociale ka shpërndarë imazhe të futbollistit, ndërsa edhe përshkrimi nuk mungonte, shkruan Daily Mail.

David u pa mjaft i buzëqeshur, derisa anash tij qëndronin disa balona të mëdha me figura interesante.

“Djali i ditëlindjes, David Beckham me miqtë e tij”, ka shkruar ajo në përshkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)


Përpos bukuroshes brune urime të shumta erdhën edhe nga fëmijët e tij, të cilët i uruan atij më të mirat në jetë.

Kujtojmë se Beckham ka kaluar izolimin në Cotsworlds së bashku me fëmijët e tij, përjashtuar Brooklyn që u bashkua me të fejuarën në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb