David Beckham ka treguar trupin e tij të tonifikuar teksa mbante në krahë gruan e tij Victoria, ndërsa çifti vazhdon pushimet e tyre luksoze familjare në Francë të shtunën.

Ish-futbollisti, 47 vjeç dhe stilistja Victoria, 48, u panë teksa vizituan miliarderin zviceran të teknologjisë bio, Ernesto Bertarelli, 56 vjeç, për drekë në St Tropez në rivierën franceze.

Ish-futbollisti David kishte veshur një këmishë gri që e mbante të zbërthyer, duke zbuluar fizikun e tij ne super formë.

Victoria shfaqej si gjithmonë elegante, e veshur me një fustan të bardhë me rripa dhe me shume aksesorë.

Ish-ylli i muzikës pop zgjodhi një palë syze dielli të errëta ndërsa po shijonte pasditen e saj në jug të Francës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

David u pa duke buzëqeshur teksa e nxori Victorian nga anija në breg nga jahti i tyre luksoz. Çifti ndodhet prej javësh rreth Mesdheut ku po kalojnë pushimet me miq dhe familjarë.

(Dailymail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb