Zakonisht në konferencë për shtyp del një ditë para ndeshjeve, por për një nga të përditëshmet më prestigjioze në Itali, “La Repubblica”, Gianni De Biasi jep një intervistë ku prek disa tema mjaft interesante, si fillim shpjegon në lidhje me këndimin e himnit shqiptar.

“Është shumë i bukur, më tërheq, – thotë De Biasi duke shpjeguar, – Fjalët janë pak të vështira di domëthënien, por për t’i shqiptuar e kam pak të komplikuar, për fat gjatë ekzekutimit ndihmoj veten me ekranin e karaokes që është në stadium, Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë kudo shkojmë, një pasion i jashtëzakonshëm”.

De Biasi më pas rrëfen dhe një peng, atë që sikur të kishim marrë një pikë në dy ndeshjet e para nuk do të na duhej të prisnim rezultatet e të tjerëve, ndërkohë që shpjegon dhe një episod të rëndësishëm, atë për të lënë në stol ndaj Rumanisë kapitenin Cana. Ja se cfarë thotë de Biasi në lidhje me këtë cështje.

“Ishte një vendim i vështirë, Canës ja thashë vetëm pak orë para ndeshjeve. Gjithsesi duhet ti heqim kapelen, u vu mënjëherë në dispozicion të shokëve, i karrikoi dhe i mbështeti, pati një sjellje prej burri të madh dhe prej kapiteni të madh. Por në kompleks ishte gjë e bukur të shikonim këta djem me dëshirën për të mahnitur Europën, dhe ja dolëm. Jemi rritu, jemi ata që do të doja të ishim, dhe jemi gati për të ecur përpara”.

De Biasi siguron se në 1/8 Shqiëria mund t’ju hapë punë shumë skuadrave, ndërsa rrëfen se skuadra do të stërvitet me shpresë se do të arrijë kualifikimin, duke bërë tifo dhe për Italinë që mund të na bëjë një dhuratë të bukur duke mposhtur Republikën e Irlandës./ATA/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: