HOLANDA

Mbrojtësi i Holandës, Matthijs de Ligt është dëmtuar gjatë stërvitjes teksa përgatitej për miqësoren e nesërme ndaj Gjeorgjisë.

De Ligt ka lënë stërvitjen me dëmtim në ije teksa me të gjitha gjasat nuk do të jetë në miqësoren e nesërme.

Këtë e ka konfirmuar dhe trajneri De Boer që ka thënë se nuk do të rrezikojë me de Ligt për të shpresuar se mbrojtësi do të rikuperohet deri në nisjen e Europianit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb