Është zhvilluar me debate seanca e sotme në Kuvend. Pas përfundimit të fjalës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ka kërkuar fjalën për replikë deputetja Dhurata Çupi.

Çupi u shpreh se zëvendëskryeministri Ahmetaj nuk trajtoi asnjë çështje lidhur me varfërinë, këtu ka ndërhyre edhe  zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, duke theksuar se deputetja Çupi nuk po bën replikë, pasi sipas saj po komunikoi përtej asaj që e kërkon rregullorja.

Dhurata Çupi -Ahmetajt: Në asnjë germë tuajën nuk diskutuat për varfërinë. Unë këtu diskutova për varfërinë

Ermonela Felaj: Kjo nuk është replikë. Ju lutem të më mirëkuptoni. Nëse ju vijoni të këmbëngulni përtej asaj që thotë rregullorja nuk ka kuptim drejtimi i seancës në vetvete. Replikën do ta respektojmë në ato raste kur duhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb