Debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Deputeti i PS-së Toni Gogu i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji se plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe.

Ndërsa, Saliani theksoi se deputetët e PS bëjnë zhurmë, pasi i ka zënë halli.

Ervin Salianji: Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo.

Toni Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot.

Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Ervin Salianji: Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: