Menaxheri i një shkolle private në Tiranë ka mohuar se sulmi të ketë qenë për të.

Në një bisedë telefonike me gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat Lulëzim Masha tha se kur ai kaloi pranë zonës së mbikalimit te Liqeni i Thatë, ka parë disa djem që ziheshin dhe më pas ka dëgjuar të shtëna me armë.

Ai tha se pasi ka hapur krahun, ka parë se dy prej plumbave kishin prekur makinën e tij.

“Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap.”, tha menaxheri 63-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: