I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kapllan Sulaj dekan i Bioteknologjisë në UBT ka folur për Progres-raportin dhe rekomandimet ndaj Shqipërisë, mangësitë që ka Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut dhe inspektimeve në terren.

“AKU është institucion që ka mbi 10 vite që është krijuar, ka pasur luhatjet e veta. Pavarësisht që përmendet për progres në inspektime të rregullta, lë për të dëshiruar mënyra e veprimit dhe organizimit të inspektimeve në vlerësimin me bazë risku. Kapitulli 12 për sigurinë ushqimore është një nga pjesët më të vështira të punës, si në aspektin legjislativ me përafrimin e legjislacionit, por edhe në aspektin praktik të veprimtarisë së sigurisë ushqimore. Autoriteti është i shkëputur nga ana metodologjike, ndaj Bordi i ushqimit dhe drejtori i AKU duhet të aktivizojë panelet shkencore, me njohuri dhe metodologjinë, se si vlerësohet rreziku dhe inspektimet në terren. Në AKU ka drejtori të vlerësimit të riskut, ka mungesë në trajnime dhe duhet të reflektojë në këtë pjesë. Janë dy shtylla, shëndeti i kafshëve dhe mbrojtja e bimëve. Kemi jashtë vendit, zyra të veterinarisë së mbrojtjes së kafshëve, ndaj edhe ne duhet të kemi të njëjtën model. Kemi krijuar një institucion që ka probleme organizative, por janë procedura administrative. Problematikë aspekti legjislativ, ka ligje në mospërputhje me direktivat e BE dhe duhet kohë që të shkojmë në direktivat e BE. Ligji i Ushqimit, duhet ndërhyrje për të ndarë kompetencat, ka dy mënyra, ose t’i ndash me ligj ose t’i rregullosh me ligj. Për sa i përket kontrollit të mbetjeve, mbetet i vështirë plani, ka një numër të lartë analizash, përmbledh monitorimin e mbetjeve te kafshët e gjalla, te prodhimet e tyre. Është përgjegjësia e drejtuesve të autoritetit për planin vjetor të marrjes së mostrave dhe analizave analitike. Për vite me radhë. ISUV është mbështetur me fonde. ISUV kryen analiza, kërkohen pajisje, teste të akredituara që ne nuk i kemi të gjitha të plotësuara. Për sa i përket konsumatorit, mashtrimi nis që tek falsifikimi i produktit, nga pesha e tij. AKU duhet të kontrollojë dhe inspektojë që nga pesha dhe siguria e produktit”,-deklaroi Kapllan Sulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb