“E drejta e konkurrencës në Shqipëri”, me autorët dekanen e fakultetit të drejtësisë në universitetin “Luarasi” Rezana Konomi dhe pedagogun Pajtim Melani është botimi më i ri në treg në fushën e konkurrencës që përbën një vlerë unike në fondin e dijes në këtë fushë me vlera njohëse dhe aplikative për ekonomistët por edhe për juristët që lidhen drejtpërsëdrejti me doktrinën e konkurrencës.

“Ka vlerë studiuese, ka vlerë njohëse, ka vlerë praktike në mënyrë të harmonizuar në gjejmë atë që e drejta europiane”, tha Lindita Milo, ish-kryetare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Libri u promovua në ambientet e universitetit “Luarasi” dhe është përpjekja e parë nga bashkautorët Konomi dhe Melani për të krijuar një doktrinë në fushën e së drejtës së konkurrencës për herë të parë në vendin tonë e cila është jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë që bazohet në lirinë e tregut.

Dekania e drejtësisë profesore Rezana Konomi thotë se edhe studentët për herë të parë tashmë kanë një tekst në gjuhën shqipe në duart e tyre
“Është doktrina e parë duke pasur parasysh që më parë studentët nuk e kanë pasur një tekst të tillë në dorë, pra u përfshi në kurrikulat e universiteteve por ndërkohë teksti nuk ekzistonte. Në gjithmonë i jepi referuar praktikës europiane dhe teksteve të tjera të së drejtës por asnjëherë një tekst të tillë të sjellë në gjuhën shqipe, Këtu nuk kemi sjellë vetëm doktrinën e konkurrencës por edhe praktikën shqiptare të autoritetit të konkurrencës dhe praktikën gjyqësore në këtë fushë, prandaj them që ka një vlerë të shumëfishtë ky libër që besojmë ta vazhdojmë edhe me tekste të tjera për ta pasuruar më shumë. Kontributi fillestar është një kontribut i çmuar në kërkojmë që ta vijojmë dhe më tej”, tha profesore Rezana konomi, dekane e fakultetit të drejtësisë, pranë universitetit “Luarasi”.

Pajtim Melani, pedagog pranë universitetit “Luarasi” shprehet se libri ka përfshirë zhvillimet teorike të sjelljes së firmave, dinamikën legjislative, veçoritë e zbatimit të ligjit në praktikë dhe rishikimin gjyqësor. “Pjesa kryesore e librit lidhet me luftën e monopoleve, luftën ndaj karteleve, kontrollin e bashkimeve dhe përqendrimeve që ndodhin në treg dhe analizat ekonomike të atyre që quhen marrëveshje ekskluzive, PPP-të, të cilat që autoriteti i konkurrencës dhe të japë miratimin para se të miratohen me ligje apo me VKM në mënyrë që të garantojë që tregu funksionon me parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme që çdo shoqëri tregtare ka të njëjtat të drejta dhe privilegje dhe që duhet të konkurroje në mënyrë efektive në treg”, tha ai.

“E drejta e konkurrencës në Shqipëri”, u shërben gjithë profesionistëve të fushës gjykatave studiove ligjorë kërkuesve kompanive private dhe çdokush që ka lidhje me ekonominë. Por vlen edhe për punonjësit e administratës të cilët nëpërmjet veprimeve dhe akteve normative që prodhojnë ndikojnë në nivelin e konkurrencës në tregun shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb