Një deklaratë tronditëse ka dhënë vjehrra e të ndjerës Bedrie Loka, teksa duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka thënë se edhe vajza e saj (Bedries) para rreth 6 vitesh ka pirë helm.

Kjo deklaratë erdhi teksa pyetej nga gazetarja Evis Ahmeti, e cila i tha se fëmijët e akuzojnë babanë për dhunë dhe se ka qenë ai që e ka shtyrë Bedrien të bëjë vetëvrasje.

“Po mirë, po vajzën Xhemali e shtyu të pijë helm?! Para rreth 6 vitesh ka pirë dhe vajza helm, nuk e di pse”, ka deklaruar ajo, duke thënë se djali nuk e dhunonte nusen dhe se kishin raport të mirë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: