TIRANË-Sekretari i PD-së Arben Ristani ka reaguar në Facebook pas deklaratave të kreut të Interpol Tirana, Artan Bajraktari i cili i quan akuzat ndaj tij si politike dhe të padrejta. Ristani shprehet se akuzat ndaj Bajraktarit nuk janë politike, ndërsa PD mbështet vendimin e Gjykatës për Artan Bajraktarin. Sipas Ristanit faktet dhe logjika ngarkojnë me faj eprorët e Bajraktarit dhe jo atë personalisht. Bajraktari u rikthye në detyrë pas pushimit të çështjes nga Prokuroria për rastin e urdhër-arrestit ndaj Mark Frrokut.

Më poshtë statusi i plotë i Arben Ristanit në Facebook:

”Ne emer te P.D. sot, ne nje deklarim publik, shpreha vleresimin se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem jane pergjegjes per fshehjen per shume kohe te kerkeses se interpolit ne lidhje me deputetin e shumices parlamentare, Mark Froku.
Ne fakt, e reja ne kete qendrim eshte pafajesia e shefit te interpol Tiranes dhene nga shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes.
Ne deklaraten publike shprehej qarte se pafajesia e dhene z. Bajraktari, ngarkon me faj eprorin e tij Z.Tahiri dhe eprorin e eprorit, z.Rama.
Llogjika e perdorur eshte fare e thjeshte per t’u kuptuar.
Eshte katerciperisht e provuar se kerkesa e interpol Brukselit eshte fshehur per shume kohe. Kjo fshehje ka nje pergjegjes, i cili ne mos qofte ai qe e perpunon i pari informacionin, qe mesa duket nuk eshte per shkak te vendimit te gjykates, atehere pergjegjesia shkon tek eprori dhe eprori i eprorit.
Kaq thjesht ishte e pasqyruar llogjika edhe ne tekstin e deklarates.
Megjithate z. Bajraktari, ka reaguar po sot, publikisht duke pretenduar se P.D. paska bere ndaj tij akuza politike.
Me duhet, per shkak te qartesise se mesazhit per publikun, te sqaroj se duke respektuar vendimin e gjykates dhe duke vleresuar pafajesine e dhene z.Bajraktari, rethanat e ceshtjes, faktet dhe llogjika ngarkojne me faj eproret e tij.
( Personalisht besoj se reagimi publik i zoterise nuk vjen ngaqe nuk ka ditur te lexoje deklaraten e P.D. apo ngaqe nuk ka kuptuar drejt permbajtjen e saj, por ai vjen per t’i sherbyer mjegullnajes ku duan te fshihen Tahiri dhe Rama te cileve po ju afron dita e llogarise publike)”- ka shkruar Ristani në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb