Zëdhëënsi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas komenteve të Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri ku sipas sondazheve që ka parë ai, diferenca mes palëve është jo më shumë se 1-3%.

Blushi thekson se opozita fiton mbi 2/3 e votave më 25 prill sipas sondazheve të besueshme që ka Ilir Meta.

Po ashtu ai akuzon Edi Ramën si kukull, ndërsa e garanton Vuçiçin se marrëdhëniet Shqipëri-Serbi  do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

 

REAGIMI NGA ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT

 

Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb