Pasi u morr në pyetje për rreth tre orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurori Përparim Kulluri, Artan Hoxha është lënë i lirë. Gazetari  Artan Hoxha është pyetur për burimin e informacionit për dëshminë e pilotit italian të deklaruar në media. Hoxha pasi ka dalë nga prokuroria ka thënë se do të bëj çdo gjë për të mos dekonspiruar burimet e tij.  Prokuroria i ka sekuestruar gazetarit edhe dy aparatë celularë.
Hoxha u shoqërua nga prokurorë të Krimeve të Rënda me pretekstin për nxjerje të sekretit shtetëror. Gazetari deklaroi se piloti italian Guido Guidi kishte pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksiononte pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kilogramë drogë me avion.

FOTO– Procesverbali i mbajtur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

82941987-3296-46ae-8770-643aee5203dc

(fl.na/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb