ELBASAN

Elbasani edhe sot është zgjuar me shirat e dendur që kanë shkaktuar sërish dëme në disa akse. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se momentalisht të gjitha akset nacionale e rurale janë të hapura e të kalueshme, por gjatë mbrëmjes ka pasur problem.

Aksi Elbasan-Librazhd për rreth 1 orë gjatë natës ka qenë i bllokuar prej rënie të gurëve e interteve. E njëjta situatë edhe në Gramsh-Moglicë.

Rënie aluvionesh ka pasur në Cërrik-Gramsh dhe të dherave në Pishkash e Librzhd-Qafë Thanë.
Po ashtu një urë në fshatin Qarrishtë është përmbytur, një local në Murrash është përmbytur gjithashtu nga lumi Shkumbin kurse në Orenje ka pasur defekte me energjinë elektrike.

Rruga E Prishur2
Rruga E Prishur2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb