TIRANE

Kritikja e artit, Jonida Gashi e ftuar në emisionin “A Show” në News 24 komentoi shkatërrimin e veprës së artit “kërpudha” gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt. Sipas saj shkatërrimi i kësaj vepre është çmimi që duhet paguar për politizimin e saj.

“E vërteta është që estetika racionale është kritikuar ashpër kohët e fundit për pretendimet e saj politike. Marrim rastin e veprave në fjalë. Nuk është hera e veprë që vepra të tilla janë shënjestruar. Hera e fundit që një objekt arti është bërë objekt i mllefit popullor ishte në vitet 90. Kjo ngre pyetjen nëse kemi të bëjmë me një mohim të artit bashkëkohor, apo ka diçka tjetër në lojë. Nuk besoj se dhuna ndaj tyre nuk mund të interpretohet si mohim i artit me A të madhe. Çmimi për politizimin e këtyre veprave qe shkatërrimi i tyre”,- tha ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb