Ndalet Danilo. Juventus, në faqen zyrtare, ka treguar për gjendjen e mbrojtësit brazilian. Sipas asaj që shkruhet, bëhet fjalë për një dëmtim i shkallës së ulët, çka do të bëjë që kapiteni i Juventusit të humbasë patjetër ndeshjen e radhës me  Milanin.

“Danilo iu nënshtrua vlerësimeve klinike dhe instrumentale në J|Medical, të cilat evidentuan një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së majtë. Futbollisti tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me qëllim rikuperimin e plotë” – shkruan klubi.

Koha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi mund të vlerësohet të paktën 20 ditë. Kështu, Danilo jo vetëm që do të mungojë te Milan-Juve, por nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për ndeshjet kundër Hellas Veronës dhe Fiorentinës.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: