Deputeti socialist Denis Deliu, ish-ushtarak i Forcave Speciale, në emisionin “Open” në Neës24 tha se lufta është një nga gjërat më të vështira që njerëzit përjetojnë.

Në emision është trajtuar çështja e luftës Izrael-Palestinë, ndryshimi i balancave dhe urdhëri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e Netanyahut dhe liderëve të Hamasit.

Deliu tha se ndërhyrja ushtarake e Izraelit legjitimohet për të luftuar Hamasin, jo popullsinë civile.

“Ushtritë trajtohen që të luftojnë vetëm duke respektuar konventat, në disa raste nuk ka pasur respektime, por duhet të kini parasysh se në fushëbetejë dizinformimi është shumë i rrezikshëm”, tha Deliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb