Dihej prej kohësh ndërsa mungonte vetëm zyrtarizmi, Memphis Depay do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Sulmuesi ka mbërritur në Katalonjë dhe është shprehur shumë i emocionuar për aventurën e re.

Holandezi ka thënë se një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e tij ka luajtur trajneri Koeman, i cili e kërkoi me ngulim në Spanjë.

“Koeman kërkoi me ngulm që të isha këtu. Jam vërtetë i lumtur, ndodhem në klubin më të madh në botë dhe jam i gatshëm të jap më të mirën time”, tha Depay.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb