Kryeministri Edi Rama ka qenë sot me një pjesë të kandidatëve finalistë për deputetë, duke e krahasuar skuadrën socialiste me një skuadër futbolli.

Ai tha se më më 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, duke siguruar në kohë të gjitha dozat e vaksinave për të ecur shpejt përpara me këputjen e zinxhirit të infektimeve apo do të humbasim kohë të çmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushë e skuadrës sonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë mu në mes të një lufte botërore që vazhdon me armikun e padukshëm dhe në kulmin e punës për zhdukjen e pasojave të tërmetit tragjik të 15 muajve më parë. Është një ndeshje ku do të vendoset nëse Shqipëria do të vazhdojë përpara për t’u bërë ajo që duam, apo do të kthehet mbrapa, për t’u ribërë ajo që largqoftë kishim. Më 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, duke siguruar në kohë të gjitha dozat e vaksinave për të ecur shpejt përpara me këputjen e zinxhirit të infektimeve apo do të humbasim kohë të çmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër. Kjo ndeshje do të vendosë nëse do të çojmë përpara punët e nisura në të katër anët, në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike që na çoi deri në buzën e humnerës”, deklaroi Rama.

Ai tha se “ne kemi bërë shumë, më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh, por pa diskutim nuk i kemi bërë mirë të gjitha, nëse mandati nuk do ishte thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia”.

“Ama besoj, kush arsyeton me mendje të kthjellët nuk e diskuton që nuk jemi kursyer në përpjekjet tona, asnjë ditë. Unë vetë, si i pari i familjes sonë të madhe, kam bërë çmosin në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë çdo ditë mishin dhe shpirtin në krye të detyrës për ta merituar çdo ditë nderin e jashtëzakonshëm për më keni bërë, me besimin që kemi dhënëSkuadra jonë kombëtare po bëhet gati”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb