Partizani merr tri pikë me shumë vlerë në derbi, në një moment delikat të kampionatit dhe tani mund të pretendojë për më lart. Të kuqtë fituan 1-0 ndaj Dinamos, duke zhytur blutë në një krizë rezultatesh, por edhe për rrezik në zonën e ftohtë të renditjes.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre, ndërsa Dinamo i është afruar së tepërmi golit. Një skemë thuajse perfekte në pjesën e parë prishet në fund vetëm nga instikti i Teqjas, që i mohoi golin Mihanës.

Ndërkohë goli do të vinte në pjesën e dytë të takimit dhe do të mbante firmën e Esat Malës. Një pasim i vetëm në minutën e 71-të nxjerr nga vendosja prapavijën dinamovite dhe Mala gjendet krejt i vetëm përballë Bekajt, të cilin nuk e pati të vështirë ta mposhtë.

Dinamo përpiqet të gjejë golin e barazimit, por topin në rrjetë e dërgon përsëri Partizani. Por këtë herë arbitri kishte ngritur lart flamurin. Kështu të kuqtë marrin 3 pikë mjaft të vlefshme që japin shpresë për kthesën në rezultate. Ndërkohë, e kundërta vlen për Dinamon, që tashmë zhytet edhe më tepër në krizë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb