TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me krimin e trefishtë që tronditi dje Matin, ku një kryeplak fshati vrau me armë 3 punonjës të Bashkisë Mat dhe plagosi një tjetër.


Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha thekson se autori i masakrës, Kujtim Koxha është kryetar i Partisë Socialiste në atë zonë. Teksa ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha tregon se sherrin mes ekzekutorit dhe punonjësve të Bashkisë. Ndërkohë qytetari dixhital pohon se autori u kishte thënë viktimave se; “largoni makineritë, pse do shtroni rrugën që të fitoni zgjedhjet ?”

Kujtojmë se Mentor Hoxha, (i vrarë në vend) Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi (ndërruan jetë në spital) mbetën viktima të sulmit me armë. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

REAGIMI I BERISHËS
Autori i masakres, Kujtim Koxha eshte kryetar i Partise Socialiste.
I ekzekutoi duke u thene:
“largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?” Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i ps se zones, dhe se para se ti vrase u ka thene “largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?” Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.
Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur ceshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh.
(ed.me/BalkanWeb)