Merkato e Real Madrid varet nga Erling Haaland. Klubi Loss Blancos po i merr parasysh të gjitha hipotezat dhe dëshiron që mos të jetë e papërgatitur në verë. Në rast se dështon transferimi i Erling Haaland, gjigandi i La Liga e ka një zgjidhje.

Plani B quhet Edinson Cavani, sipas Fichajes. Sulmuesi uruguajan është në skadencë kontrate me Manchester United dhe kalimi te ekipi i Ancelottit do i sillte grupit më shumë eksperiencë dhe cilësi. Profili i tij me këtë skuadër do ishte tejet interesant dhe mbase i nevojshëm për skemat e teknikut italian.

Rer
Rer

Për Cavanin do ishte përvoja e tij e parë në La Liga, pas viteve të suksesshme me Palermo, Napoli dhe PSG.35 vjeçari te Reali? Mbase?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb