Një ditë më parë, ishulli i njohur grek Zakynthos u trondit nga vrasja e një biznesmeneje që udhëtonte në motorr bashkë me bashkëshortin (mbeti i plagosur).
Një ditë pas vrasjes së Christina Kloutsinioti, 37 vjeç të tjera detaje mësohen në lidhje me ekzekutimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat greke thonë se bëhet fjalë për një ekzekutim të tipit mafioz që vjen pikërisht në kohën kur Christina Kloutsinioti, kishte kandiduar edhe për kryebashkiake zonën e Zakynthos. Ajo ishte gjithashtu pronare e një hoteli në Laganas.

Edhe bashkëshorti i viktimës është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje disa vite më parë ku i vodhën një biznesmeni tjetër një shumë prej 550 mijë eurosh. Por ai nuk u akuzua asnjëherë për këtë çështje.

Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë të vogël ndërkohë që 53 vjeçari ka një fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Si ndodhi vrasja
Në momentin që çifti ishte duke udhëtuar me motor vetëm pak metra larg banesës së tyre, dy persona që ishin duke lëvizur po me motorë u afruan dhe hapën zjarr ndaj çiftit duke lënë të vdekur në vend 37 vjeçaren dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, 53 vjeç.

Sipas raportimeve, dy vrasësit ishin veshur me rroba të errëta të dhe helmeta të ngjashme me uniformat e policisë vendase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb