Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur këtë të martë në Ksamil.
Tre pjesëtarë të familjes Ahmeti, përkatësisht biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti, mbetën të plagosur pas një sherri me disa persona të tjerë.
BalkanWeb mëson se të tre të plagosurit kanë pasur konflikt rreth një vit më parë më autorët që janë përfshirë në sherr.
Ditën e sotme autorët i kanë bërë pritë përpara biznesit të 49-vjeçar Adriatik Ahmeti.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
(BalkanWeb)