Një major shqiptar, pjesë e Forcave të Armatosura i identifikuar si Ermal Dinoshi është shkarkuar me urgjencë nga detyra e tij në një bazë te NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës.

Burime brenda ministrisë së Mbrojtjes thanë për News24 dhe BalkanWeb se majori me detyrë në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Brunssum të Holandës përveç detyrave të përditshme në bazën ushtarake të Aleancës pasi hiqte uniformën pas orarit zyrtar ushtronte një aktivitet tjetër.

Majori Dinoshi me detyrë specialist stërvitje në FASH është ndaluar pasi punonte në një shtëpi bari.

Pasi ushtaraku shqiptar është ndaluar nga autoritetet holandeze, urdhri për shkarkimin e tij të menjëhershëm është firmosur në Atdhe ku majori pritet të mbërrijë, thanë burimet për News24 dhe BalkanWeb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb