TIRANA

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja pranë Mintrisë së Jashtme ku një person ka marrë flakë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi  në fjalë dyshohet se është endacak dhe është parë nga qytetarët në flakë tek ura e lumit Lana para Ministrisë së Jashtme në Tiranë.

Ai është rreth 40 vjeç dhe kishte marrë plagë të rënda. Menjëherë i janë shuar flakët në trupin e tij teksa dyshohet se endacaku është vetëdjegur. Ekspertët të cilët janë në vendin e ngjarjes dyshojnë se endacaku është vetëdjegur nga pakujdesia pasi pranë tij ka një vatër zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb