Një studim i ri i kryer ka treguar se arsyeja e vërtetë e zhdukjes së njeriut të Neandertalit, nuk janë kushtet e vështira atmosferike, mungesa e ushqimit apo diçka tjetër e kësaj natyre. Studimi i botuar në revistën Paleo Anthropology ka dalë në përfundimin e shkak për zhdukjen, është… seksi.

Marrëdhëniet seksuale e më tej lindja e pasardhësve me Homo Sapiensët, kanë ndikuar në zhdukjen e tyre.

“Për një kohë të gjatë teoria kryesore ishte se kishte shumë konkurrencë midis Homo sapiens dhe Neandertalëve për burime ushqimore”, tha Dr Lucy Crete për BBC.

Por studimi sugjeron se nuk ishte dhuna që dobësoi grupin e gjeneve të Neandertalit, por përzierja e popullsisë.

ADN-ja e Neandertalit mund të gjendet tek të gjithë banorët e globit sot, duke përfshirë njerëzit me origjinë afrikane, paraardhësit e të cilëve besohet se nuk kanë prejardhje direkte nga ky grup.

Neandertalët dhe Homo sapiens u zhvilluan në zona të ndryshme të botës pasi u ndanë rreth 600,000 vjet më parë.

Ndërsa Homo sapiens evoluoi në Afrikë, Neandertalët jetonin në Evropë dhe Azi.

“Zbulimet e fundit tregojnë se Homo sapiens ishte i pranishëm në Evropë rreth 50,000 ose 60,000 vjet më parë, që do të thotë se ai ishte në Evropë në të njëjtën kohë me Neandertalët shumë më gjatë nga sa mendonim më parë”, shpjegon Dr. Crete.

Si e dimë se Homo sapiens dhe Neandertalët kanë pasur kontakt fizik mes tyre

Gjenomet e Neandertalit u gjetën në gjenomin Homo sapiens, por jo anasjelltas, tregon studimi.

“Duket se ka një shkëmbim gjenesh, por vetëm në një drejtim”, shpjegon doktor Krit.

Tashmë e dimë se këto dy specie janë ndërthurur – nëse keni lindur jashtë Afrikës, rreth 2 përqind e gjenomit tuaj vjen nga Neandertalët.

Por Dr Krit dhe Dr Stringer u zhytën më thellë në këtë çështje duke analizuar atë që dihet për 32 gjenomet e Neandertalit të gjetur dhe të renditur deri më tani.

Dy shkencëtarët sugjerojnë se suksesi i ndërthurjes varej nga çifti specifik.

“Por ne nuk dimë si ta shpjegojmë. Kjo mund të jetë për shkak të të dhënave të disponueshme që kemi ose mënyrës se si funksionon hibridizimi (procesi i përzierjes së dy specieve). Në disa lloje zogjsh dhe gjitarësh, hibridizimi nuk funksionon gjithmonë në të dyja mënyrat: mund të jetë e vështirë për një specie të prodhojë pasardhës pjellor”, thotë Dr. Krit.

Ajo shpreson se më shumë fosile të Neandertalit do të zbulohen dhe analizohen në të ardhmen.

“Sa më shumë të mund të renditim dhe analizojmë, aq më shumë mund t’i testojmë këto teori,” thotë ajo.

Një tjetër teori që Dr. Krit dhe Dr. Stringer paraqitën në studim është se ndoshta jo të gjitha marrëdhëniet seksuale ishin konsensuale.

Dr. Krit. shpjegon se kjo lloj sjelljeje mund të vërehet edhe te disa shimpanze.

“Nëse meshkujt nuk kanë mjaftueshëm femra riprodhuese në grupin e tyre, ata mund të shkojnë në një grup tjetër dhe t’i rrëmbejnë ato në mënyrë që të riprodhohen,” thotë ajo.

Shkencëtarët besojnë se nuk ishte e lehtë për Neandertalët dhe Homo sapiens të komunikonin sepse ata ishin krejt të ndryshëm.

“Ndoshta ata nuk mund të prodhonin të njëjtin lloj tingujsh, nuk kishin të njëjtin lloj të të folurit të artikuluar, truri i tyre ishte me struktura të ndryshme”, shpjegon Dr. Krit.

Ndryshe ishte edhe pamja e tyre fizike.

“Neandertalët ishin mjaft të fortë, me krahë dhe këmbë më të shkurtra dhe një ballë të lartë”, shpjegon Dr. Krit.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa të ndryshëm ishin Neandertalët meshkuj dhe femra.

“Skeletet e gjetura janë të fragmentuara dhe të thyera dhe ne nuk kemi shumë të dhëna për të krahasuar mirë ndrysHimet strukturore mes tyre”, thotë Dr Krit.

Por pavarësisht nga të panjohurat e shumta, Dr. Krit është i emocionuar për zbulimet e mundshme në të ardhmen.

“Metodat e reja kanë bërë të mundura gjëra që nuk mund t’i imagjinonim më parë. Është si një enigmë gjigante. Ndonjëherë ajo thjesht zmadhohet dhe zmadhohet me zbulime të reja që ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë,” thotë Krit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: