Duke marrë shkas nga protesta e dhunshme që u mbajt më 8 janar para PD-së, ku përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të hynin brenda në seli, prokuroria do të marrë në pyetje figurat më të rëndësishme të kësaj partie.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. I pari që do të merret në pyetje nga organi i akuzës është ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha. Sipas Lalës, Berisha do të merret në pyetje nesër në orën 11:00 të paradites.

Mësohet se në pyetje do të merret edhe deputeti Flamur Noka. Ndërkohë, një ditë më vonë, prokuroria do të thërrasë për të marrë në pyetje liderin e PD-së, Lulzim Basha, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në orën 12:00.

Një ditë më parë Berisha konfirmoi se ishte i gatshëm që të shkonte në prokurori. Kujtojmë se nga protesta, ku u shënuan disa incidente, u arrestuan 34 persona, mes tyre 11 mbështetës të Bashës, ndërsa sot u liruan nga gjykata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: