Në 22 janar të vitit 2013, një grua shqiptare u dhunua seksualisht nga ish-futbollisti brazilian, Robinjo, me këtë të fundit që u dënua me 9 vite heqje lirie në Brazil, në 19 janar të këtij viti.
Ministria Italiane e Drejtësisë ka kërkuar së fundmi, ekstradimin e ish-futbollistit të Realit, Mançester Sitit dhe Milanit, së bashku me mikun e tij, Rikardo Falko, i cili ishte pjesë e këtij krimi, në mënyrë që dënimin ta kryejnë në shtetin fqinj.

Pritet që të dy ata të mos dorëzohen, pasi Kushtetuta braziliane nuk e lejon ekstradimin e qytetarëve të saj, kështu që çdo gjë do t’i mbetet autoriteteve braziliane nëse do t’i përgjigjen kërkesës së Italisë./PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: