Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se diferenca mes partive politike në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit është 1 deri 3 për qind.

Rama theksoi se deklarata e Vuçiç vjen, pas mërzitjes që ka pësuar, për shkak se Aeroporti i Kukësit u kthye në muzeum për gjenocidin e ushtruar nga shteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Shumë i mërzitur nga aeroporti i Kukësit, që është kthyer në muzeumin për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Nuk e mendoj fare se çfarë efekti i bën Vuçiçit ai aeroport. Ky është me Vuçiqin, nuk i dëgjoj këta që thonë kështu. Ata andej dhe këta këtej. Këta janë shqiptarë që shkojnë pas berihait.

Të të bëjë Meta patriotin dhe s’po lë gur pa lëvizur që të hedhur në erë Shqipërinë e Monika, që nuk di ku të vendosë kryefjalën. Kjo do të thotë të kesh dy, një ta mbash e një ta çash. Ky është mendimi im për reagimin e Vuçiçit”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: