Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet B. V., është djegur në oborrin e banesës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: