Nën një hangar të shkatërruar në aeroportin Gostomel të Ukrainës, avioni më i madh në botë shtrihet i shkatërruar, si një monument i palëvizshëm i betejës që Rusia bëri për të marrë këtë territor të kryeqytetit, Kievit.

Aeroplani Antonov An-225 Mriya ishte një avion ngarkesash me një hapje krahësh 88 metra , më i madhi nga çdo avion në shërbim operacional. Avioni dikur ishte një burim krenarie kombëtare, por ai u sakrifikua në luftën për të mbajtur trupat ruse jashtë portave të qytetit.

Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky, duke qëndruar përpara gjigantit të gjymtuar me ngjyrat verdhë dhe blu të flamurit ukrainas u shpreh -“Është emocionalisht e vështirë sepse isha këtu me ekipin tim dy ditë para fillimit të luftës”, tha Monastyrsky.

Në hyrje të Kievit, aeroporti Gostomel ishte vendi ku Rusia shpresonte të organizonte një fitore vendimtare ndaj Ukrainës.
Një ditë pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt, Kremlini pretendoi se kishte pushtuar qendrën. Megjithatë, forcat ukrainase e mbrojtën me gjithë fuqinë ushtarake këtë zonë.

“Ideja fillestare ishte që aeroplanët e ngarkesave me parashutistë dhe automjete do të uleshin këtu dhe duhet të ishte një pikë hyrjeje në Kiev”, tha Monastyrsky në lidhje me planin e Rusisë.

Ai vlerëson se “mijëra” parashutistë u vendosën në Gostomel valë pas vale, të komanduar për të vënë nën kontrollin rus bazën. “Ata nuk ia dolën ta kryejnë këtë detyrë,” tha ai, duke vizituar kompleksin i veshur me uniformë ushtarake
Javën e kaluar, Putini anuloi ofensivën e tij në Kiev, duke tërhequr trupat përsëri në Bjellorusi. Parashikohet se ata po rigrupohen për një sulm të ri në krahun lindor të Ukrainës. Është raportuar se avioni është shkatërruar në ditën e katërt të luftimit.
Ka copëza veshjesh të zbehta, gjurmë tankesh të dislokuara dhe pjesë të tjera automjeti të panjohura. Të paktën një granatë e pashpërthyer është e dukshme, e fshehur mes mbetjeve të thara të pajisjeve ushtarake që kërcejnë nën këmbë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: