ELBASAN

Zbardhet gjithë dinamika e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan. Saktësisht në 05:45 të mëngjesit të sotëm Bujar Çela parkoi automjetin dhe u ul në lokalin që shërben dhe si lavash në hyrje të Elbasanit nga Tirana.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pikërisht në atë moment, autorët e maskuar në fytyrë që e kishin ndjekur 62- vjeçarin erdhën nga rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe kanë qëlluar prej cepit të lavazhit deri tek lokali për 50 metra largëri.

Bujar Çela që punonte si taksist pa licencë qëndronte çdo ditë në këtë lokal, teksa pasi u ul në tavolinë u qëllua dhe u rrëzua nga karrigia.

Gëzhoja janë gjetur në hapësirën prej 50 metra nga ku qëlluan autorët, teksa plumbat kapën edhe derën, pllakat dhe në tokë teksa dyshemeja u mbulua me gjak.

Në vendin e ngjarjes kishte dhe dëshmitarë okularë që nuk dëgjuan fillimisht të shtëna pasi pistoletat e autorëve mund të kenë qenë me silenciator, por vetë lokali ku ndodhi ngjarja dhe gjithë zona janë të ‘blinduara’ me kamera, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb