Shqipëria U19 pësoi disfatë 1-3 ndaj Irlandës në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese të Europianit. Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri, Ervin Bulku.

Nisin eliminatoret me një humbje. Çfarë ju ka kënaqur dhe çfarë duhet të korrigjoni?

E kishim të qartë që përballeshim me një kundërshtar shumë të fortë, por ishim përgatitur për të bërë një ndeshje pozitive. Me fillimin e pjesës së dytë u ndëshkuam me goditje standarde dhe më vjen keq, pasi kishim punuar gjithë javës. Gabuam, por janë djem të rinj dhe futbolli ky është. Pra më vjen keq që ndëshkohemi me goditje standarde.

A besoni se do të ketë një reagim pozitiv, pasi jemi ende në garë, me dy ndeshje të tjera për t’u luajtur?

Do të provojmë të reagojmë në dy ndeshjet e tjera. E nisëm me humbje, por do të analizojmë mirë ndeshjen dhe nuk duhet të justifikohemi. Jam i kënaqur me atë që dhamë, por jo me mungesën e përqendrimit në goditjet standarde.

Çfarë duhet të presim në ndeshjen e ardhshme?

Ndeshjen e ardhshme përballemi me Belgjikën, një skuadër shumë e mirë, pavarësisht se barazoi me Slloveninë. Do të marrim pamjet filmike dhe të analizojmë ndeshjen, për të përgatitur më pas sfidën tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: