Në ditën Botërore të Librit një takim me botues e pedagogë në Qendrën e Librit ka nxjerrë në pah situatën shqetësuese me bibliotekat e shkollave, duke rikthyer në skenë, një debat të kahershëm për furnizimin e tyre.

Petri Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve tha se: “Është e pafalshme ajo që ndodh që bibliotekat e shkollave, ku hyn brenda e thyen kokën. Janë bosh, kam qenë në dhjetra shkolla. Universiteti, Shoqata e Botuesve dhe Qendra e Librit, duhet të ngulin këmbë që të kenë libra në shkollë. Nuk lexohet pa pasur libra ne biblioteka publike”.

Pos përpjekjeve për ringritjen e riorganizimin e aktiviteteve me klubet letrare në vend, Qendra e librit ka ndërmarrë po ndërmerr një program edhe për bioblitoekat.

Drejtoresha Alda Bardhyli u shpreh:
“Bashkë me ministrinë e arsimit, po punojmë për të krijuar një grup të përbashkët që të punojë për pasurimin e bibliotekave që është element i rëndësishëm dhe është një emergjencë që uroj ta arrijmë me koperime të përbashkëta”.

Dita botërore e librit përkon me lindjen e ndarjen nga jeta të shkrimatërve në zë si Servantesi, shekspsiri, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb